Policia ka sekuestruar dy armë zjarri në fshatin Gllobarë të Drenasit, si dhe ka ndaluar dy persona të dyshuar të cilët kanë provuar ti shmangen policisë.
Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte kryer ndalimi, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarve e si rrjedhojë edhe një bastisje në një shtëpi me ç’ rast ka arritur të gjej dhe të sekuestroj një revole, një karikator si dhe një thikë.
Policia ka njoftuar se si rrjedhojë e progresit hetimor në rastin e mësipërm policia bëri edhe një bastisje në këtë fshat me ç’ rast sekuestroi revole, karikator dhe gjashtëmbëdhjetë copë fishek.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për tu iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej. /arbresh.info/


Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...