Dy persona janë arrestuar nga Policia në Fushë Kosovë, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Aziz Abrashi”.
Gjatë të njëjtit operacion policor, është ndaluar edhe një person tjetër, M.K., 46 vjeç, i cili është shoqëruar në Gjykatën Themelore për shkak të një urdhërese aktive, po ashtu për armëmbajtje pa leje.
“Personat e dyshuar janë ndaluar për verifikim, derisa policia po kryente kontrolle rutinë në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë. Ndaj personave të dyshuar: – J.G, mashkull 29 vjeç dhe – F.G, mashkull 27 vjeç , me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, ndërsa personi: – M.K, mashkull, 46 vjeç është shoqëruar për në Gjykatën themelore pasi që i njëjti kishte urdhëresë aktive për veprën e njëjtë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...