Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës.
Sipas njoftimit, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, shkruan Arbresh.info.
Në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4 mijë e 785 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
Prej tyre 837 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/

Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...