Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që Kosova do të formojë së shpejti qeverinë e re, pasi sipas tij, kjo është esenciale në një kohë të vështirë që po mbizotëron në botë.
“Keni bërë progres edhe në zgjedhjet e shkurtit, dhe shpresoj që këtu në Kosovë, së shpejti do të formohet qeveria e re, e që është esenciale në këto kohë të vështira”, tha Lammy.
Ai po ashtu shton se Kosova ka bërë progres pozitiv si shtet i ri që është, derisa thotë se ky progres duhet të vazhdojë ende.
“Është e qartë që kur vjen në Kosovë sheh progresin që ka bërë, një shtet kaq i ri dhe dinamik. Ky është një progres që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë, në këtë kohë sfidash në globin tonë”, u shpreh ai.
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...