Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se Ministria e Integrimeve Evropiane ka nënshkruar kontratë mijëra euro për kompani lobimi në SHBA, për t’i shërbyer kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Sejdiu, ka bashkangjitur një fotografi dhe ka shkruar se “për këta “njerëz” burgu pak është”.
“A janë more këta në tokë të bukës! Ministria e Integrimeve Evropiane (jo integrimeve amerikane) nënshkruan kontratë qindra mijëra euro me kompani lobimi në SHBA (jo në BE), për me i shërbyer personalisht Kadri Veselit. Për këta “njerëz”, burgu pak është!”, ka shkruar Sejdiu.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157471438886660&set=a.10152913095946660&type=3&theater
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë