Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, thotë se Qeveria në krye me Ramush Haradinaj, profitin e ka kryefjalë të politikave zhvillimore.
“Përsëri qeveri e fjalëve të mdhaja e avazeve të njejta,” është shprehur Sejdiu.
Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”, ai ka kritikuar programin për zhvillim ekonomik.
“Ky program nuk është për punësim, industri dhe zvogëlim të disbalancit tregtar, por synim e kryesor e ka profitin, thua ti se është biznes,” deklaroi Sejdiu.
Sipas tij, duke qenë e nevojshme të jenë vetëm tri ministri për zhvillim ekonomik, finanacave dhe të bujqësisë, ato janë zgjeruar në tetë ministri.
“Kjo është qasja që kjo qeveri e ka mendu zvogëlimin e papunësisë,” thotë Sejdiu.
/arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=adQ-QlZvc8s&feature=youtu.be
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...