Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka thënë se vonesat për zgjedhjen e kryeparlamentarit, dhe për pasojë edhe shtyrjen e krijimit të Qeverisë nuk është një gjë e mirë për vendin.
Ai ka thënë se shtyrja e seancës konstituive dhe të gjitha zhvillimet që ndodhën më 3 gusht e kanë lënë të zhgënjyer.
“Është një lajm i kobshëm për neve, besoj se mënyra se si të gjithë ne proceduam atë ditë me vonesa, me pauza është mënyra më e keqe dhe poshtërimi më i madh që mund t’i bëjmë institucionit të Kuvendit”.
“Jam i zhgënjyer me sjelljen e një pjese të madhe të deputetëve që kanë treguar mosrespekt ndaj qytetarëve dhe votuesve të tyre”.
Sipas Sejdiut që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, Kosova nuk mund të humbasë më shumë kohë, dhe prandaj duhet që sa më shpejt të krijohen institucionet.
“Unë mendoj që mentaliteti i ngushtë politik dhe personal është ai që po na dëmton vazhdimisht, nuk jemi Suedi e Belgjikë që mund të kalojmë një periudhë kohore pa Qeveri”.
“Ne na presin procese të mëdha si vend, ne kemi një ekonomi të shtrirë për toke, kemi probleme të mëdha në arsim e shëndetësi, nuk kemi kohë të humbasim”
Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite
Angelo eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...