Së shpejti do të ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për masakrën e Dubravës.
Këtë e konfirmoi për RTK-në prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina.
Ai tha se hetimet për këtë masakër tashmë kanë përfunduar. “Kemi arrestuar një të dyshuar për masakrën e Dubravës, hetimet janë duke u zhvilluar që një kohë të gjatë. Ne, veç kemi përfunduar hetimet në këtë rast dhe jemi në fazën e vlerësimit të provave për mundësinë që brenda javësh, për të mos thënë muajsh, të ngrejmë një aktakuzë në këtë rast”, tha Morina.
Rasti i dytë tjetër sipas tij është ai i Staradranës, ku janë vrarë 16 civilë.
“Edhe në atë rast kanë përfunduar hetimet, jemi në përpunimin e dosjes me mundësinë që brenda javësh ta ngrisim aktakuzën”, shtoi ai.
Por problemet politike, si bashkëpunimi me Serbinë, janë faktori kryesor që pengojnë hetimin e këtyre rasteve.
“Fatkeqësisht ne kemi vetëm mundësinë e parë – mbledhjen e provave në territorin e Kosovës. Me Serbinë mungon bashkëpunimi që fatkeqësisht është pengesë e madhe në punën tonë. Të gjithë të pandehurit janë të arratisur dhe presupozojmë e për disa edhe e dimë se jetojnë në Republikën e Serbisë”, nënvizoi Morina.
Prokurori Special tha se me rritjen e numrit të hetuesve është mundësuar mbledhja e fakteve dhe se po bëhet më shumë punë për zbardhjen dhe dënimin e kryerësve të krimeve të luftës.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...