Sot, zëvendësministri Blerim Sallahu, vizitoi Qendrën Korrektuese në Gjilan ku u prit në takim nga drejtori i Qendrës, Shefik Sylejmani, zëvendësdrejtori Fidan Hasani dhe Mbikëqyrësi i sigurisë, Agron Maliqi.
Zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me situatën e burgut dhe të burgosurve në këtë Qendër Korrektuese.
Në këtë takim zëvendësministri theksoi edhe njëherë gatishmërinë dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për adresimin e çdo kërkese ligjore që për qëllim ka rritjen e sigurisë, përmirësimin e kushteve të punës për stafin, efikasitetin dhe efektivitetin.
Gjatë vizitës në hapësirat e Qendrës Korrektuese, zëvendësministri Sallahu takoi oficerë dhe punëtorë civil e shëndetësorë, të cilët i njoftoi se Ministria e Drejtësisë së shpejti do të procedojë në Qeveri pakon ligjore për Shërbimin Korrektues, pako e cila ka për qëllim të rregullojë statusin e stafit korrektues, të përmirësojë masat që kanë të bëjnë me risocializimin, riintegrimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri të të burgosurve./arbresh.info/

Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...