Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ia ka përcjellë ministres italiane të Mbrojtjes Elisabetta Trentas shqetësimin e Kishës për planet për ndarje etnike e territoriale.
Siç njofton radiokim, ai ka thënë se ndarja mund të reflektohet në mënyrë katastrofike te populli e faltoret sidomos në jug të Ibrit, transmeton Arbesh.info.
“Korrigjimi i kufijve në fakt është eufemizëm për vazhdimin e politikës së spastrimit etnik që ka qenë qëllimi kryesor i luftërave gjatë shpërbërjes së ish – Jugosllavisë në vitet 90. Ky proces në Kosovë pas luftës ka vazhduar përkundër pranisë ndërkombëtare me dëbimin e 200 mijë serbëve dhe me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore e fetare serbe”, ka thënë Janjiq. (Edhe Janjiq sikur politikanët e Serbisë e rrit qëllimisht dhe pa asnjë numrin e serbëve gjoja të shpërngulur nga Kosova, sqarim i redaksisë).
Në Manastirin e Deçanit, bashkë me ministren italiane të Mbrojtjes kanë qëndruar edhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Sardi dhe komandanti i KFOR-it Salavatore Cuocci me bashkëpunëtorë./Arbesh.info
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?