Blerim Sallahu, zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë ka mohuar se ky dikaster ua ka ndërprerë mbështetjen financiare ish-krerëve të UÇK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga viti 2021 e deri më 16 maj 2025, Ministria e Drejtësisë ka paguar 31 milionë e 985 mijë e 214 euro, shkruan Arbresh.info.
“Është tërësisht e pavërtetë që Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbështetjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së. Ne vazhdojmë t’i ekzekutojmë pagesat sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Nga viti 2021, kur edhe ka filluar ekzekutimi i pagesave, e deri me 16 maj 2025, kemi ekzekutuar për mbështetjen financiare të ish krerëve të UÇK-së, 31 milionë e 985 mijë e 214 euro. Ata që e kanë bërë Gjykatën Speciale, kot mundohen të mashtrojnë me gënjeshtra! Ministria e Drejtësisë do ta adresojë secilën përgjegjësi që ka. Kushëdo që është i/e interesuar të dijë më shumë për shpenzimet, jemi të hapur t’ju ofrojmë qasje, shkruan Sallahu./Arbresh.info/
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...