Zyrtarë të lartë publik, përfaqësues të BE-së, Këshillit të Evropës, përfaqësues të sektorit privat, organet e zbatimit të ligjit, dhe nga komuniteti i donatoreve ndërkombëtarë janë bërë bashkë në konferencën përmbyllëse të projektit kundër krimit ekonomik.
Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se në bashkëpunimin 14 vjeçar me Këshillin e Evropës, janë realizuar një seri arritjesh konkrete që thotë se kanë transformuar kapacitetet e institucioneve dhe e kanë afruar Kosovën me standardet evropiane.
“Dua të theksoj se Ministria e Drejtësisë tanimë ka dërguar kërkesë BE-së që faza e 4-të e PECK mundësisht te inkorporohet për IPA 2026 -2027. Ky bashkëpunim duhet të thellohet në një cikël të ri që synon: forcimin e kapaciteteve të institucioneve për zbatimin efektiv të masave parandaluese kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; avancimin e integritetit të zyrtarëve publikë dhe forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së sinjalizuesve dhe të menaxhimit të konfliktit të interesit; rritjen e transparencës në financimin e subjekteve politike; fuqizimin profesional të organeve të zbatimit të ligjit për hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave, veçanërisht rasteve të strukturuara dhe komplekse; si dhe rritjen e transparencës së pronësisë përfituese”, ka thënë Sallahu.
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë