Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se kryetari i kësaj partie Isa Mustafa nuk kishte kandiduar për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit sepse e dinte që nuk e ka përkrahjen e elektoratit.
Në Interaktiv të KTV-së, Salihaj ka thënë se tërheqja e Mustafës nga kandidatura për kryeministër erdhi pasi ai kishte parë gabimet që ka bërë dhe e ka ditur se votuesit e LDK-së nuk e përkrahin më.
“Elektorati vendosi që Mustafa të mos kandidonte për kryeministër. Ai ishte i vetëdijshëm për gabimet dhe e dinte se nuk e ka prapa elektoratin e LDK-së”, ka thënë Salihaj.
Salihaj po ashtu ka thënë se partisë së tij tani i duhet reformim i madh dhe nëse kjo nuk bëhet gjërat do të përkeqësoheshin për LDK-në.
Ai ka thënë se nuk beson që LDK-ja do të bëjë më koalicion me PAN-in dhe veprimi më i mirë do të ishte bashkimi me Vetëvendosjen për të marrë shumicën në Kuvend.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...