Sali Berisha ftoi edhe Lulzim Bashën në kuvendin kombëtar që do të organizohet të shtunën e 11 dhjetorit.
Edhe pse e quajti kryetar vetëm në letër, Berisha tha se Basha dhe gjithë të tjerët që kanë qenë kundër kuvendit të 11 nëntorit janë të mirëpritur dhe mund të luajnë rol në të ardhmen e Partisë Demokratike.
Në një mesazh video për delegatët, Berisha e quajti mbledhjen një revolucion paqësor.
“Dikur përmbysnim komunizmin, sot përmbysim narkoshtetin. E ftoj kryetarin në letër Lulzim Basha, në kuvend. Të rivendosim pluralizmin politik dhe rithemelojmë PD”./ A2 CNN
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit