Organizata që merret me mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes për Ballkanin Perëndimor “SafeJournalist”, ka reaguar ndaj vendimit skandaloz të Komisionit të Pavarur të Mediave, ku u ndryshua rregullorja, dhe u zgjodh kryetari i ri, ende pa përfunduar mandate i kryetarit aktual.
Me këtë vendim, sipas “SafeJournalist”, KPM ka bërë një hap të rrezikshëm drejt politizimit të një institucioni të pavarur.
Reagimi i “Safe Journalist”, u shpërnda edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Procesi i përshpejtuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri, vetëm pak ditë para skadimit të mandatit aktual, ngre shqetësime serioze për transparencën dhe pavarësinë e KPM-së”, thuhet në reagimin e AGK-së./Arbresh.info
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...