Moska zyrtare po kërkon që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbsië mos të sforcohet për t’u arritur duke i vënë palët para afateve.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Ruse, Marija Zaharova, ka thënë se afatet e dhëna nga ndërkombëtarët janë destruktive dhe artificiale.
“Ne besojmë se përpjekjet për të detyruar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës përshpejtohen nga disa afate artificiale – të cilat janë shkatërruese. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh një opsion të qëndrueshëm që ndër të tjera, është i pranuar nga publiku “, tha Zaharova.
Ajo tha se Rusia është e shqetësuar për atë që ajo e quan “retorikë radikale” pas zgjedhjeve në Kosovë.
“Ne mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me qëllim të zgjidhjes së problemit të Kosovës nën kujdesin e Bashkimit Evropian, i cili duhet të kryejë me ndërgjegje dhe paanësi funksionet e tij të ndërmjetësimit, të cilat iu besuan asaj me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB”, tha Zaharova. /Lajmi.net/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...