Rusia dhe Kina kanë vendosur veton në propozimin e Këshillimit të Sigurisë të OKB-së, që tenton të ndalojë funzimimin e helikopterëve për qeverinë siriane dhe vendosjen e listës së zezë të 11 komandantëve ushtarakë sirianë mbi akuzat për sulme toksike të gazit.
Rezoluta e propozuar, e paraqitur nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, u vu në votim gjatë ditës së sotme, pavarësisht njoftimin nga ana e Rusisë për përdorimin e vetos, transmeton portali arbresh.info.
Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Rusia përdor për të shtatën herë veton.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia e konsideron të panevojshme që të imponohen gjoba kundër qeverisë së Bashar al-Assad.
“Sa për sanksione kundër udhëheqjes siriane, unë mendoj se ky veprim është krejtësisht i papërshtatshëm”, ka deklaruar Putini në një konferencë për shtyp.
“Kjo nuk i ndihmon procesit të negociatave”, ka shtuar Putin.
Sipas tij, vendosja e sanksioneve kunder Sirisë mund të minojë besimin gjatë procesit./Arbresh.info
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë