Oda Ekonomike e Kosovës dhe Banka Botërore sot kanë mbajtur Punëtorinë e Gatishmërisë së Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat.
Me këtë rast kryetari i OEK-së, Berat Rukiqi ka thënë se bizneset në Kosovë kanë me dhjetëra barriera në të bërit biznes, shkruan arbresh.info.
“Qëllimi është që kompanitë që po operojnë në Kosovë të kuptojnë më mirë iniciativat dhe aranzhmanet sa i përket gjetjes së mënyrave të financimit. Në studimin e sfidave të të bërit biznes në Kosovë çdo vit identifikojmë barrierat kyqe të të bërit biznes qoftë kur analizojmë mjedisin e jashtëm apo të brendshëm”, ka thënë ai.
Rukiqi ka shtuar gjithashtu se çdo financimi alternativ i bën mirë sektorit privat në vend.
“Çdo mundësi investuese apo financimit alternativ nga ajo qe kemi tash në sektorin privat në Kosovë është e mirëseardhur sepse e rrit qasjen në financa për kompanitë tonë”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...