Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ai do të votojë në parlament ashtu siç vendos këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por, sipas tij, ende s’ka një vendim final.
“Ende nuk ka një vendim final nga LDK-ja”, ka thënë Rugova.
“Por, ne kemi pasur dy takime zyrtare; një qëndrim, që ende nuk është final, është jo me PDK-në. Por, s’ka asgjë të keqe që të ulemi me AAK-në e Nismën”.
Rugovës, që iu lakua emri ditëve të fundit se do ta votojë Ramush Haradinajn, për kryeministër të Kosovës, pohoi se s’voton ndryshe, pos ashtu siç e vendos LDK-ja.
“Për të 10-ën herë publikisht them se Naser Rugaova është deputet i LDK-së dhe unë jam institucionalit. Duke e ditur dhe njohur politikën pasi jam aktiv që dy dekada, Naser Rugova, voton në koordinim me atë që e vendos LDK-së. Në harmoni të plotë me këshillin e përgjithshëm të LDK-së dhe grupin parlamentar të LDK-së”, pohoi Rugova.
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...