Podujeva ka vazhduar edhe sot vendosjen e flamujve drejt Merdarës, për nderë të festave të nëntorit.
Iniciatorët të cilët kanë nisur stolisjen e kësaj komune dy ditë më parë duke vendosur 260 flamuj, kanë vazhduar vendosjen e flamujve kuqezi edhe sot tek ura, pak para se të arrihet në Merdare, shkruan Indeksonline.

Kjo iniciativë është marrë nga veteranët e luftës, e përkrahur edhe nga disa biznese tjera, të cilët gjithashtu kanë vendosur edhe pllakat me urime të mirëseardhjes për bashkatdhetarët.

Ndryshe, vendosja e flamujve kombëtarë është bërë tashmë në shumë qytete të Kosovës, për të shënuar festën e “28 Nëntorit”.

Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...