Rruga e Kosovës drejt evropianizimit: Tejkalimi i mekanizmave nga lart-poshtë”, është punimi i lansuar sot nga Instituti D4D në Kosovë, në partneritet me organizatën gjermane, A Path for Europe (PfEU).
Punimi ofron një përmbledhje të procesit të evropianizimit, një analizë të Kosovës si rast studimi i mangësive të mekanizmave aktual të evropianizimit, si dhe një këndvështrim se si roli i Gjermanisë mund të rritet që të kthejë besueshmërinë në evropianizim.
Drejtoresha ekzekutive e institutit D4D, Rezarta Delibashzade-Krasniqi hapi diskutimin duke potencuar rëndësinë e rrugës integruese evropiane për Kosovën.
Në vazhdim, prezantueset e punimit, Valëza Zogjani dhe Anette Sonnbäck, identifikikuan sfidat kryesore të Kosovës drejt integrimit evropian, me fokus të veçantë në diskutimin se si një qasje nga poshtë-lartë mund të shërbejë si katalizator për Evropianizmin efektiv, dhe ofruan rekomandime specifike në këtë drejtim, siç janë:
Proces i qartë, konkret dhe gjithëpërfshirës lidhur me informimin dhe të kuptuarit e procesit të integrimit në BE.
Promovimi dhe forcimi i demokracisë si parakusht për shtet -ndërtim.Qasja nga poshtë-lart për evropianizimin.
Njohja dhe mbështetja e qytetarëve dhe lëvizjeve qytetare si agjentë të ndryshimit.
Rritja e centralitetit të strategjive përfshirëse të ndërtimit të kapaciteteve. Kapja e mundësisë aktuale për të ngjallur vrullin e zgjerimit të BE-së.
Në diskutim u bashkëngjitën edhe André De Munter nga Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Bashkimit Evropian, Parlamenti Evropian, dhe Albana Rexha nga Demokraci Plus, të cilët ofruan opninionet e tyre rreth temës duke u fokusuar, mes të tjerash, në kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, Procesin e Berlinit dhe situatën aktuale të politikës së zgjerimit në BE.
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...