Një kamion transportues për mirëmbajtjen e rrugëve është aksidentuar në fshatin Bogë të Pejës.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.
Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës ka thënë për KALLXO.com se nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.
“Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime. Sipas informacioneve të para nga mjekët kujdestar të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj për KALLXO.com.
Gjatë ditës së sotme është rritur numri i aksidenteve për shkak të reshjeve të borës.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi, referuar kushteve atmosferike, ndryshimit të motit me të reshura më të dendura të borës në vend, ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik.

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike