Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është rritur numri i shërbimeve në tri Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Më anë të një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se qytetarët tani mund t’i bëjnë analizat e tiroides T3, T4 dhe TSH në QKMF, Qendra “Bregu i Diellit” dhe Qendra në lagjen “Dardania”.
“Rritet numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare, dhe në tre qendra mund të bëni analizat e tiroides (T3, T4 dhe TSH) në: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare; Qendra në “Bregun e Diellit”; Qendra në lagjen “Dardania”. Këto analiza janë jetike për shëndetin tuaj, duke ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të tiroides”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...