I nxehti i madh i ditëve të fundit ka bërë që shumë qytetarë të kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente në QKUK.
Një mjek kujdestar tash ka thënë për Klan Kosova se numri është trefish më i madh se zakonisht, i atyre që drejtohen te ta për të marrë trajtim mjekësor.
“Zakonisht në muajt e verës kemi shtim të aktiviteteve kemi edhe mërgimtar edhe kemi fluks më të madh të pacientëve”.
“Kemi raste me lëndine ne punë, komunikacion dhe goditja nga dielli”, ka thënë mjeku kujdestar. Shumica e atyre që kërkojnë ndihmë aty janë të prekur me sëmundje kardiovaskulare.
“Qytetarët duhet ta shmangun pikun e ditës dhe të pinë lëngje sa më shumë”.
“Tash jemi në fillim të sezonit por kemi fluks të madh, kemi dyfishim, trefishim”. Ai ka bërë thirrje që përveç diellit qytetarët të kenë kujdes edhe në komunikacion, ata që punojnë ndërtimtari dhe në bujqësi
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën