Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes funksionalizimit të Sistemit të Menaxhimit të Stokut Farmaceutik ( SMSF) bëri të ditur se është duke rritë menaxhimin dhe kontrollin e shpenzueshmërisë së barnave dhe produkteve mjekësore.
SMSF është sistem përmes së cilit barnatorja qendrore, barnatoret e klinikave dhe barnatoret e Reparteve regjistrojnë planifikimin e barnave, kërkesat, porositë, stokun, daljet për pacientë si dhe shërbime tjera përfshirë kartelat e ilaçeve, raportet, etj.
“Pra, ky sistem mundëson që ilaçet të monitorohen në mënyrë elektronike që nga momenti i daljes nga Barnatorja Qendrore e deri tek shfrytëzuesi i fundit – pacienti: thjeshtë ofron informata në kohë reale për secilin ilaç që i është dhënë pacientit, nga kush i është dhënë dhe kohën e dhënies, duke siguruar në këtë mënyrë informatat e nevojshme për secilin ilaç se ku është shpenzuar”, thuhet në një postim në Facebook nga ShSKUK.
Nga fillimi i aplikimit të këtij sistemi në gjysmën e dytë të vitit të kaluar e deri më tani SHSKUK ka regjistruar mbi 20.000 ilaçe (produkte mjekësore) – dalje të realizuara nga barnatoret e reparteve për pacient.
Sipas njoftimit, sistemi i tillë i kontrollit përmes SMSF aktualisht është funksionalizuar në disa klinika të QKUK-së, ndërsa janë duke punuar që këtë sistem t’a funksionalizojë dhe aplikojë në të gjitha barnatoret e Klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme. /arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir