Republika e Kosovës gjatë muajit qershor të këtij viti eksportoi mallra në vlerë prej 44.6 milionë euro.
Ndërsa, importi arriti në 290,8 milionë euro.
Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Qershor 2020 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kanë bërë të ditur gjithashtu se eksporti është rritur për 5.7%, ndërsa importi për 39.0%, shkruan arbresh.info.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (1.3%) në muajin qershor 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 246,1 milion euro krahasuar me deficitin 243,0 milion euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin (15.3%). Eksporti i mallrave në muajin qershor 2020 kishte vlerën 44,6 milion euro, ndërsa importi 290,8 milion euro, është një rritje prej (39.0%) për eksport si dhe (5.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në raport.
Gjithashtu në të njëjtat të dhëna thuhet se eksportin e përbëjnë kryesisht metalet bazë dhe artikujt prej tyre.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (40.9%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (11.4%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (10.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (8.9%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (5.6%) produkte të industrisë kimike, (4.6%) produkte bimore (4.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.6%) produktet minerale, etj”, thuhet më tej në raportin e ASK-së..
Ndërsa, importin e përbëjnë kryesisht makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.9%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.8%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.4%) mjetet e transportit, (9.0%) produktet minerale, (9.0%) produkte të industrisë kimike, (7.0%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (4.7%) produkte bimore, (4.7%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj”, thuhet më tej në raport.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE- së arritën në 18,1 milionë euro, ose rreth (40.7%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (89.0%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.4%), Italia (6.7%), Britani e Madhe (3.9%), Suedia (2.7%), Holanda (2.6%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 133,3 milion euro, ose (45.8%) e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (2.6%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (13.8%), Italia (5.7%), Greqia (5.0%), Bullgaria (2.8%), etj.
Në muajin qershor 2020, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 20,5 milion euro, ose (46.1%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (52.0%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (25.4%), Maqedonia (8.1%), Serbia (7.3%), dhe Mali i zi (3.8%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin qershor 2020, arritën në 60,2 milionë euro, ose (20.7%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (46.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.3%), Serbia (6.2%), dhe Shqipëria (6.1%).
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 5,8 milionë euro, ose (13.2%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (7.1%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 97,2 milionë euro, ose (33.5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.5%) dhe Kina (8.5%)./arbresh.info/
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt