Është arrestuar një person në Pejë, pasi ka tentuar të ikë me veturë nga zyrtarët policor që e kishin ndaluar, duke e rrezikuar jetën e tyre, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, pas arrestimit në një parking është gjetur dhe konfiskuar një qantë me një armë me gjashtë fishekë që i dyshuari e kishte fshehur, shkruan arbresh.info
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 28.06.2022 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor si dhe ka tentuar të ikë me veturën e tij duke rrezikuar jetën e policëve që e kishin ndaluar. Pas arrestimit në një parking është gjetur dhe konfiskuar një qante me një armë me gjashtë fishekë që i dyshuari e kishte fshehur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...
Pas arrestimit të drejtorëve serbë, gazetarët ankohen për pr...
Marrëveshja me Bedri Hamzën, Fatmir Limaj jep detaje