74-vjeçarja, Mereme Ndreaj, këtë fund dhjetori ka marrë rrugën nga Tropoja për në Prishtinë, pasi një vit më parë kishte aplikuar për të marrë statusin e veteranes luftëtare të UÇK’së.
Thotë se ka varrosur dhjetëra ushtarë të UÇK’së, ka larë rrobat e ushtarëve të gjallë, gjersa punonte në lavanderinë e spitalit “Barjam Curri” në Tropojë. Këtë punë ajo zotohet se nuk e kishte bërë për para, raporton KTV.
Megjithatë, Merem Ndreaj është e vendosur që deri në fund të luftojë për atë që ajo e quan të drejtë të saj, pensionin e luftëtarit të UÇK’së.
Kjo, pasi siç thotë edhe ajo, të gjitha koleget e saj po e gëzojnë këtë të drejtë.
Për dallim prej saj, rreth 3 mijë shtetas shqiptarë janë duke e gëzuar këtë të drejtë. Në baza mujore ata marrin pensionin ne vlerë prej 170 eurosh.
Kontributi i tyre në luftë më shumë është ndihmë për luftëtarët sesa pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në luftë.
Por fakti që ata nuk marrin rrogë nga Kosova, i kategorizon si pensionistë të UÇK’së.
Ligji i vjetër i veteranëve të luftës, i cili është ende në fuqi, neni 16 thotë:
Pensioni personal i veteranit luftëtar u takon vetëm veteranëve luftëtar, por të cilët nuk mund të jenë shfrytëzues të asnjë pensioni tjetër nga skemat e tjera pensionale të financuara nga shteti.
Po atë ditë që Mereme Ndreja, u kthye duarbosh në Tropojë, bashkëqytetarë të saj ia arritën të hynin në listën e pensionistëve.
Kohavisioni ka provuar të kontaktojë disa nga zyrtarët përgjegjës që kanë futur në listat e veteranëve edhe shqiptarët e Shqipërisë, por nuk ka mundur të bjerë në kontakt me asnjërin nga ta.
Sidoqoftë, 36.092 veteranë këtë dhjetor kanë marrë pensionin nga shteti i Kosovës, derisa ende nuk dihet numri i saktë i tyre, sepse listat ende nuk janë mbyllur.
Vetëm për 2017 mbi 65 milionë euro janë shpenzuar vetëm për pensionet e veteranëve.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...