Dhjetëra vullnetarë të “Let’s Do It Kosova” kanë larguar mbi 150 thasë me mbeturina në aksionin e radhës të pastrimit, që u mbajt sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, në kuadër të fushatës më të madhe në vend “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Aksionit të sotëm për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave në rrugën “Muharrem Fejza” iu bashkuan edhe punëtorët e Kompanisë “PR Solutions”, ndërsa thasët me mbeturina u larguan nga Kompania “Pastrimi”.
Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka thënë se duhet të ngrihet vetëdija e qytetarëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së hapësirave ku ata jetojnë.
Ai u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjeve të pastrimit që të rrisin kapacitetet dhe numrin e kontejnerëve në zona të banuara, në mënyrë që të mos krijohen deponi të tilla të mbeturinave në kryeqytet.
Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos, banorja e pranon për...
Kusari-Lila e bindur: Do të gjendet zgjidhje për president
Badoci përballet me manganin, rikthehet ideja e furnizimit n...
OVL – UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...