Ishte Marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata njerëzish, të rinj me çanta në duar, fëmijë që qanin, të moshuar që mezi ecnin ia kishin mësyrë një rruge që nuk e kishin idenë se ku do t’i çonte.
Fotografi boshnjak Damir Sagolj, i cili punon për Reuters, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kishte shkrepur fotografi të cilat pasqyronin gjendjen reale të luftës dhe terrorin që po përjetonin popullata.
Në fotografinë e bërë nga Sagolj, shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut por që në fokus ka një grua me një shami të bardhë në kokë, ndërsa mbante në gjirin e saj një foshnje.
Foshnja e asaj gruaje është Besjana, e cila sot gëzon 18 vjet. Besjana ka rrëfyer ekskluzivisht për Arbresh.info se si e sheh ajo tani atë fotografi.
“Kam mbetur e habitur dhe nuk kam besuar që unë jam në foto. Ishte një ndjenjë tejet interesante dhe kur e kam parë foton e kamë pyetur shumë herë nënën për atë kohë. Nuk mundja të besoja që nëna më kishte mbajtur aq gjatë në krahë. Në shkollën fillore e kanë ditur por në shkollën mesme jo, dhe një profesor kur iu ka treguar ata kanë mbetur të habitur. Unë jam interesuar edhe kush e ka bërë këtë fotografi por nuk kam mundur ta gjejë”, thotë ajo për Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...