Një rrahje ka ndodhur mes disa të rinjve shqiptarë dhe serbë në veri.
Sipas kësaj rrahje, dy persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa katër persona të tjerë janë arrestuar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operativës në policinë e rajonit në veriut.
“Një grup prej katër të rinjsh serbë i kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë. Dy prej të rinjve shqiptarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, tha Fejza.
Ai bëri me dije se po punohet edhe në verifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast./Arbresh.info
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...