Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospërkrahje të punëtorëve të sektorit privat pas shpërndarjes së pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Tahiri tha se pikërisht punëtorët e sektorit privat janë ata që paguajnë taksat dhe mundësojnë pagat e sektorit publik. Ai tha se ky sektor është neglizhuar nga Qeveria e Kosovës.
“65 milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës rroga e 13-të, a më tregon ministri i Financave apo cilido ministër çka kanë bërë për punëtorët të cilët ne na japin rrogat, të cilët paguajnë taksat? Çfarë politike qeverisëse kanë bërë për sektorin privat, për atë që është sot në ndërtimtari, për atë zonjën që është ulur sot në arkë, për ata ndërmarrës të vogël, për ata njerëz që kemi shitoret para banesave tona? A ka ndonjë masë të vetme kjo qeveri, a mendon që edhe ata janë në Kosovë? Ua dha rrogën e 13-të, askund në botë, as nuk e jep Amerika as Gjermania, ne Kosova vendi më i varfër e dhamë rrogën e 13-të dhe mos të bëjmë asgjë për sektorin privat, për njerëz që janë në punë dhe mezi e lidhin muajin me muaj”, tha Tahiri.
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...