Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka ngatërruar emrin e ushtrueses së detyrës së presidentes gjatë një përshëndetjeje.
Në vend që t’i drejtohej Albulena Haxhiu, ai përmendi gabimisht ish-presidenten Vjosa Osmani.
“E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani… Vjosa… Albulena Haxhiu”, u shpreh ai, duke u ngatërruar gjatë fjalës së tij.
Ky gabim shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa nga disa deputetë opozitarë u dëgjuan edhe komente ironike.
Më pas, Haliti u korrigjua duke e quajtur “ish-presidente” Osmani.
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...