Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (2-janar) rreth orës 18:15 kanë privuar nga liria personat: J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari.
Për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë dhe për të cilën menjëherë është raportuar në SPB Tetovë.
Sipas raportit, në përleshje janë përdorur mjete të forta dhe dy personat A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore.
Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, kështu që do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...