Me vendim të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pylli me pisha në fshatin Kçiq është rrafshuar.
Kjo po bëhet për të ndërtuar disa shtëpi për njerëzit në nevojë, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, banoret e fshatit po shprehen të nevrikosur me veprimin e Bahtirit për të shkatërruar pishat shumë pranë fshatit.
Banorët kanë dorëzuar një ankesë në Komunë, ku shprehen se janë kundër shkatërrimit të kësaj prone publike të gjelbër për t’u ndërtuar shtëpi.
Sidoqoftë, fshatarët e Kçiqit kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë këtë gjë dhe do të marrin masa edhe të tjera përpos ankesës.

Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...