Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth e ka quajtur të pabalancuar deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve, Jeffrey Hovenier lidhur me ndalimin e dinarit serb.
Me anë të një postimi në “X”, Roth tha se në këtë deklatatë të SHBA-së do duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë, shkruan Arbresh.info.
“Një shembull tjetër për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, e dashur @USAmbKosovo”, shkroi Roth.
Another example for unbalanced U. S. (or EU) statements about Kosovo.
I miss such clear messages regarding Serbian aggressions (Bajnska terror attack, kidnapping or blackmailing) in the region, dear @USAmbKosovo! https://t.co/rHsjdfz0zP
— Michael Roth – official ?????? (@MiRo_SPD) February 4, 2024
Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Qeveria e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb.
Kjo sipas tij, do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj serbëve lokalë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hovenier thotë se veprimet e fundit të Kosovës po rrisin tensione etnike
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...