Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mirënjohje ndaj kuvendit, pas ratifikimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.
Rohde tha se të tri marrëveshjet do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës.
“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, shkroi Rohde.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore./arbresh.info/
Kudos to the Kosovar Parliament for ratifying the three mobility agreements so quickly. They will bring concrete benefits for KOS citizens, massively foster the regional integration of WEB6 and bring them one step closer to the EU. #BerlinProcess is showing results!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 23, 2023
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen