Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar për paketën e parë ushtarake të ndihmave që Kosova do të i dërgoj Ukrainës.
Për këtë rast, ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka lavdëruar këtë ndihmë të Qeverisë së Kosovës ani se Ukraina nuk e njeh si shtet, përcjell Arbresh.info.
“Edhe pse Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, duke e mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme”, shkroi Rohde në platformën X.
Lexo edhe:
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ka njoftuar për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme.
Maqedonci tha se paketa e parë përbëhet nga dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake./Arbresh.info
Although Ukraine?? does not yet recognise Kosovo??, the Kosovar?? government is assisting Ukraine?? in the fight against the Russian?? invasion by supporting them with military equipment. Very much commendable, chapeau! #StandWithUkraine https://t.co/BcLGmi8lsl
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 19, 2024
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit