Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar implementim të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare mes Kosovës e Serbisë dhe ka thënë se mosveprimi i tillë ndikon në dialog.
“Plotësisht jam dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e tij dëmton procesin e dialogut”, ka shkruar Rohde në X, duke komentuar mbi postimin e Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.
Knaus përndryshe ka kritikuar qeverinë serbe për qëndrimet e tyre kontradiktore në raport me marrëveshjet e nënshkruara.
“Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku u zotua se ‘Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’ dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet”, ka shkruar Knaus.

Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit
Rahoveci me fitore bindëse ndaj Kastriotit, gara e titullit ...