Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare ka votuar pro që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Me anë të një postimi në X, ai ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, teksa shtoi se aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80 për qind të votave.
“Duke fituar zemra dhe mendje në Asamblen Parlamentare aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info
Winning hearts and minds?? at @PACE_News today: ??’s membership application won almost 80% of the votes!
Now comes the heavy lifting: in order to secure the necessary 2/3 majority at the Committee of Ministers in May, ?? must do what is needed to convince with merits and action! pic.twitter.com/5iSzAzimBO— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 16, 2024
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër