Një një konferencë të thirrur për media, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është deklaruar lidhur me çështjen e energjisë-elektrike në vend.
Rizvanolli tha se Qeveria e Kosovës do t’i respektojë zotimet e saj për të mbuluar kërkesat për energji në të gjithë vendin.
Lidhur me këtë, ajo theksoi se këtë do ta bëjnë deri në momentin kur skadon marrëveshja e arritur me kompaninë serbe Elektroserver, për të cilën tha se zbatimi i saj nuk është i plotë.
“Kemi zotime ndërkombëtare për të mbuluar kërkesën e energjisë elektrike që vjen brenda kufijve të Kosovës kudo qoftë ajo dhe ne jemi zotuar që këtë do ta bjëmë deri në momentin kur skadon afati i marrëveshjes. Jemi në një kohë kur realizimi i marrëveshjes nuk është i plotë, sipas afateve që kanë qenë. Sido që të jetë, ka përparim, si dhe me BE-në dhe me partenerët e tjerë janë duke u diskutuar hapat e ardhshëm sa i përket kësaj”.
Kjo kompani u ngarkua të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.
Pas marrëveshjes, Elektroserver nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS dhe te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër