Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli ka reaguar pas votimit të ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Ajo përmes një postimi në Fcebook ka thënë se çmim i rritur i peletit ishte ndër shqetësimet kryesore muajt e fundit.
“Çmimit i peletit – i rritur shumëfish përtej rritjes së kostos së prodhimit – ishte ndër shqetësimet kryesore që kemi pranuar nga qytetarët gjatë muajve të fundit dhe ka rrezikuar rritjen e presionit në sistem duke rritur kërkesën për energji elektrike”, ka shkruar Rizvanolli.
Po ashtu ajo ka thënë se tani Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mund të marrë masa.
“Tani Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mund të marrë masa! Punë e shkëlqyeshme nga MINT dhe të gjithë deputetët të cilët e votuan ligjin”, ka përfunduar Rizvanolli./arbresh.info/

IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...