Policia e Kosovës bashkë me Inspeksionin e komunës së Prishtinës, kanë dal në aksion pas shtrëngimit të masave nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj Covid-19 .
Inspeksioni dhe policia kanë shënjestruar kafiteritë të cilat kanë vazhduar punën e tyre edhe pas orës 21:00, si dhe qytetarët të cilët edhe pas kësaj ore gjenden në qytet, raporton arbresh.info.
Ndryshe, nga sot hyn në fuqi masat e reja kundër Covid-19.
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se masat e reja ndaj përhapjes së pandemisë koronavirus do të hyjnë në fuqi prej datës 6 korrik, ditë e hënë.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se do të ketë kufizime të lëvizjes në qytetet me numrin më të madh të të prekurve, duke filluar nga ora 21:00 deri në 05.00 të mëngjesit, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri.
Masat e reja përfshijnë edhe mbylljen e gastronomisë pas orës 21.00./arbresh.info
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...