Ramush Haradinaj, kryeministër në largim i Kosovës do të intervistohet nesër nga prokurorët e Speciales.
Në një situatë të tillë, ai të premten dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Mirëpo ai nuk e mohon se do të tentojë përsëri të jetë kryeministër.
Për “Reuters”, Haradinaj thotë se ai do të kandidojë përsëri, vetëm nëse nuk ka aktakuzë nga Specialja.
“Nëse s’kam aktakuzë, do ta kandidoj përsëri”, thotë ai.
“Reuters” e citon Haradinajn si një njeri i cili fitoi popullaritet pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, dhe kushtëzimit për heqjen e saj me njohje nga Serbia.
“Do ta vazhdoj programin tim, atë të konsolidimit të Kosovë, por edhe konsolidimit në aspektin ndërkombëtar, e që i bije arritja e një marrëveshjeje me Serbinë”, thotë ai.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve përmend edhe dorëheqjen e 2005-tës nga Haradinaj, për të njëjtën arsye.
OVL-të thonë se më shumë se 50 persona janë intervistuar nga Specialja si të dyshuar apo si dëshmitarë, e ndaj asnjërit prej tyre nuk është ngritur aktakuzë.
Sipas “Reuters”, dorëheqja e Haradinajt do të vonojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut i cili ka ngrirë që prej vendosejes së taksës.
E aktakuza ndaj Haradinajt, nëse prokuroria arrin të gjejë prova kundër tij, mund të ngritet së shpejti.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...