Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj si Ministre.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook ajo ka shkruar se dorëheqja e saj vije për shkaqe personale.
Reshitaj ka thënë poashtu se ishte e përkushtuar dhe e angazhuar që si minister e MMPH-së të shtyjë përpara shumë procese pavarësisht presioneve që kishte pasur.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Së pari dua të ju falendëroj për besimin, bashkëpunimin dhe në veçanti mbështetjen në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend.
Me përgjegjësinë më të madhe e kam pranuar detyrën si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për t’i shërbyer vendit, qytetarëve dhe vizionit tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.
Gjatë kësaj periudhe, që nga marrja e mandatit tim, jam angazhuar në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta, për një mjedis të pastër, mbrojtjen e tij, burimeve ujore, biodiversitetit dhe krijimit të planifikimit të duhur hapësinor, gjithmonë duke respektuar ligjet e vendit.
Si ministre e MMPH-së, jam angazhuar për të shtyrë shumë procese dhe vendime përpara për të mirën e përbashkët.
Rruga jonë nuk ishte e lehtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, presionet e punës dhe sfidat.
Sot ka ardhur koha të ju falendëroj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për gjatë gjithë këtyre muajve.
Njëkohësisht falënderoj Presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryeministrin z. Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët, me të cilët punuam së bashku.
Vullneti dhe përkushtimi im për t’i kontribuar vendit, mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, do të vazhdojë gjatë gjithë jetës sime.
Për shkaqe përsonale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ju faleminderit!
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...