Sot, Republika e Kosovës shënon 18-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Me rastin e këtij përvjetori, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme festive.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka përgatitur një skemë programore të pasur nga mëngjesi deri në mbrëmje. Për të sjellë dimensione të ndryshme të festës shtetërore, RTK do të transmetojë drejtpërdrejtë të gjitha ngjarjet kryesore.
Programi i manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Agjenda:
7:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverise)
7:20 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)
7:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)
7:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)
8:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)
8:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)
9:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Prekaz)
10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)
11:25 – Nderime te Monumenti Heroinat (Rr. Luan Haradinaj)
11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)
17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës
20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll