Rrustem Mustafa-Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes facebook-ut, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale do t’i hapë rrugë zhvillimit të Kosovës.
Sipas tij, dyshimet për kohën e luftës do të mbyllen shpejt, ndërsa, fokusi do të jetë te veprat kriminale ekonomike të pasluftës.
“Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do mbyllen shpejt dhe mbarê.. Më shumë gjykata do ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendi”, ka shkruar Remi.
Postimi i plotë Rrustem Mustafës në facebook:
“Gjykata hapë rrugën për zhvillim të vendit
Ka zëra të shumtë që thonë: “Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-së”. Asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim nga se UÇK ka qenë është dhe do mbetet e pastër. Gjykata nuk kushtëzohet me asnjë paqartësi, UÇK ka hapur rrugën për liri dhe perspektivë, ka fituar përkrahjen NATO-së dhe gjithë vendeve të qytetëruara botërore në rrugën e LIRISË. Tani mbetet të zhvillojmë, lirinë dhe edukimin në hapësirat ku jetojmë bashkë me aleatët tanë…
Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellë vendime të drejta dhe të besueshme për tema të hapura apo dyshime mbi kohen e luftës, apo pas luftës…
Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do mbyllen shpejt dhe mbarê.. Më shumë gjykata do ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit…
Unë besoj në rrugën që kemi para nesh, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë” (sic), ka shkruar Mustafa.
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...