Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema pritet të dal sot para gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e dëshmitarit.
Dema, pritet të jap dëshmi në rastin kundër ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani, ish- shefit të Zyrës së Prokurimit në UP Hakif Veliu si dhe ish- drejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), Albert Rakipi, raporton Arbresh.info.
Kjo seancë ishte paraparë të mbahej muajin e kaluar, por ishte shtyrë pas kërkesës së Rektorit aktual, Marjan Dema, i cili në cilësinë e dëshmitarit nuk kishte mundur të ishte i pranishëm në gjykatë pasi gjendej në një vizitë në SHBA.

Rektori i UP-së, Marjan Dema
Në këtë rast, Enver Hasani së bashku me Hakif Veliun dhe Albert Rakipin akuzohen për mashtrim në detyrë në lidhje me përkthimet e disa teksteve universitare nga gjuha angleze në gjuhën shqipe.
Hasani dhe dy të tjerët akuzohen se si persona zyrtarë kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Ish-Rektori i UP-së, Enver Hasani
Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.
Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.
Të pandehurit akuzohen se sipas marrëveshjes paraprake, kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.
Sipas aktakuzës ky ndryshim i çmimit ka mundësuar përfitim më të madh në favor të Institutit për Studime Ndërkombëtare./ Arbresh.info/ Gita Lushi
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...