Gjykata Themelore në Mitrovicë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër zyrtarëve policorë të dyshuar për veprën penale “manipulim me prova”.
Sipas njoftimit të gjykatës, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, argumenteve të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, si dhe analizës së materialit të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e ndonjë mase të sigurisë.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundërshtimeve dhe argumenteve të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, si dhe analizimit të të gjitha shkresave të lëndës, ka vlerësuar se nuk ka nevojë për caktimin e ndonjë mase.Me lënien në liri të të pandehurve, do të arrihet qëllimi i sigurimit të pranisë së tyre në procedurë, dhe kjo nuk do të ndikojë në pengimin apo vonimin e zhvillimit të suksesshëm të çështjes penale”, thuhet në njoftim.
Sipas IPK-së, të dyshuarit nuk kanë proceduar rastin penal të kategorizuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe dyshohet se kanë fshehur dhe manipuluar me prova të gjetura në vendin e ngjarjes.
Përveç veprimeve penale, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të pezullojë nga detyra katër zyrtarët e përfshirë në rast./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...