Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.
Gashi tha se paraburgimi i Shehollit do të zgjasë deri më 8 mars.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. i dyshuar për veprën penale Spiunazhi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit të datës 09.03.2026 ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 08.05.2026”, tha Gashi për Klankosova.tv.
Ai u arrestua më 9 tetor të vitit të 2025-tës nën dyshimet për spiunazh.
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person...
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë